Intervistimi i Mihalit, Selmanaj: Mos u befasoni kur të ftohet edhe Kurti në Prokurorinë Speciale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, duke thënë se Mihali është njëra nga “mashat” e kryeministrit Albin Kurti, “për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un”.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, ai ka thënë se “mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe atë”.
Ai ka potencuar se me kohë e ka thënë që “krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar”.
“Nuk vidhet dhe nuk abuzohet”, thekson ai, “me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit”.
Albanian Post të premten raportoi se Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje – partia në pushtet – Dejona Mihali po intervistohet në lidhje me rastin për dyshimet për korrupsion në Korporatën Energjetike të Kosovës, apo siç njihet rasti i Nagip Krasniqit.
Siç ka kuptuar AP ftesa për intervistim Mihalit i është bërë për të premten e kaluar, por ajo nuk ishte përgjigjur pozitivisht deri për këtë të premte.
Mediumi gjithashtu ka kuptuar se arsye e thirrjes së Mihalit është gjetja e provave për të gjatë hetimit të Krasniqit.
“Janë disa mesazhe mes Mihalit dhe Nagip Krasniqit që e involvojnë atë”, ka thënë një burim brenda Prokurorisë Speciale.
Prokuroria e akuzon Krasniqin për shkelje të detyrës gjatë një periudhe më pak se dyvjeçare.
Pas më shumë se 3 orë intervistim, Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje – partia në pushtet – është parë teksa largohet nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në një prononcim të shkurtër për media, Mihali ka potencuar se ka pranuar ftesën e Prokurorisë Speciale me qëllim “për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës”.
Kur u pyet se për të cilën të vërtetë e ka fjalën, Mihali sugjerojë që të pyetet prokuroria.
E njëjta nuk ka pranuar që t’iu përgjigjet më tej pyetjeve të gazetarëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, konfirmoi se Mihali, po intervistohet të premten me ftesë të kësaj prokurorie.
Sipas Prokurorisë Mihali po intervistohet në “cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale”, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë