Lajme

Inteligjenca ukrainase zhvendos dosjet “e ndjeshme” nga Kievi


Inteligjenca ukrainase ka zhvendosur dosjet dhe pajisjet e ndjeshme nga selia e saj në kryeqytet.

Ato janë transportuar drejt vendeve të sigurta në perëndim të Ukrainës.

Ky lajm u raportua nga e përditshmja amerikane “Washington Post”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ekipi i tij nuk e kanë përjashtuar mundësinë e pushtimit nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Vendi po merr dërgesa armësh dhe ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë. Vullnetarët po stërviten për të luftuar në rrugët e Kiev-it.

Por zyrtarët perëndimorë janë të shqetësuar nga skepticizmi publik i Zelensky-t.

Shumë e perceptojnë si mungesë përqëndrimi nga ana e tij.

“Ka një ndarje midis këshilltarëve të tij administrativë dhe asaj që ai mund të dëgjojë nga shërbimet e tij ushtarake dhe inteligjente”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane.

Sipas tij, Zelensky dhe ekipi i tij politik po punojnë nga grupi i tyre i prioriteteve dhe nuk përputhen domosdoshmërisht me ato të inteligjencës dhe ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

“Siç kemi raportuar më herët, tani ka shumë agjentë të inteligjencës ruse në Ukrainë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke komentuar situatën pranë kufirit ukrainas, zyrtari shprehu shqetësimin e tij dhe pohoi se ekziston një kërcënim real i pushtimit rus në Ukrainë.

“Përveç vendosjes së forcave pranë kufijve, ka një sasi të konsiderueshme të inteligjencës ruse në Ukrainë. Moska përdor mënyra të ndryshme, duke u përpjekur të diskreditojë qeverinë ukrainase”, theksoi Stoltenberg për gjermanen “Spiegel”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore