Lajme

Inteligjenca ukrainase: Një sulm është planifikuar në fabrikën kimike Titan


Inteligjenca ushtarake ukrainase thotë se ata kanë përgjuar informacione për një operacion të madh të planifikuar nga ana e forcave ruse.

Ky i fundit, sipas tyre, do të zhvillohet në orët e ardhshme në Krime.

Sipas këtij informacioni, një sulm është planifikuar së shpejti në fabrikën kimike Titan në Armyansk.

Nga të dhënat e inteligjencës në uzinën Titan u planifikuan provokime të mundshme, pa përjashtuar një sulm terrorist apo diversion kimik me qëllim të akuzimit të palës ukrainase.

“Sot në orën 20.00. të gjithë punonjësit, rreth 50 persona, u evakuuan”, bën me dije inteligjenca ukrainase.

Në përmbyllje, autoritetet vendase theksuan se Ukraina nuk ka planifikuar dhe nuk planifikon asnjë veprim devijues për këtë objekt.

“Ne hedhim poshtë të gjitha deklaratat për këtë temë”, deklarojnë ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore