Teknologji

Inteligjenca artificiale dhe ardhmja


Rritja e përshpejtuar e inteligjencës artificiale  ka sjell ankth dhe entuziasëm. Frika dhe gëzimi për përparimet e teknologjise gërshetohen.

Makina pa shofer po lundron në të ardhmen tonë, sistemet e kompjuterizuara të humanizuara do të bashkohen me mendjet tona dhe të modernizojnë jetën.

Robotët thuhet se janë gati të bëjnë punët tona.

Një ngjarje e veçantë e regjistruar në Muzeun e Historisë së Kompjuterëve në Kaliforni, dy pionierë në  fushën e Inteligjencës Artificiale (IA) diskutojnë punën e tyre dhe përshkruajnë mënyrën në të cilën inteligjenca e udhëhequr nga makina do të rindërtoj botën.

Shumë persona mendojnë se IA do ta ndihmojë shumë njerëzimin në zgjidhjen e shumë problemeve të cilat i kemi sot.

Por, ka edhe nga ata të cilët mendojnë të kundërtën.

Disa nga shkencëtarët më të famshëm të kohës moderne vazhdimisht flasin për rreziqet që mund të sjell inteligjenca artificiale: Stephen Hawking, Elon Musk, Bill Gates, Nick Bostrom etj.

Secila palë ka më shumë të drejtë, është ende herët ta dimë.

Por një gjë është e sigurt, inteligjenca artificiale është një nga temat më interesante për të ardhmen e njerëzimit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore