Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodologjisë së Eurostat në vendin tonë rezultoi 2.5 për qind, një nivel 0.4% pikë përqindje me i lartë se matjet kombëtare të INSTAT.
Sipas të dhënave që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, në muajin korrik 2024 është 2,5 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Veshje dhe këpucë” me 2,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,3%, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,1% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3%, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,3% secili.
Në muajin korrik 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i çmimeve të Konsumit është -0,2%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,7% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0,4% secili, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%.
Rumania, Belgjika dhe Islanda kishin inflacionin më të lartë përgjatë korrikut në krahasim me vendet e tjera të Evropës mbi 5%.
Ndërkohë, Finlanda dhe Letonia dhe Danimarka kishin nivelin më të ulët ne më pak se 1%.
Inflacioni mesatar në Evropë gjatë muajit korrik ishte 2.8%.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
-
Hasani takon homologun Borg, vlerëson Maltën për kryesimin e OSBE-së
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor