Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për mediat është shprehur se rritja e inflacionit në vend është ndikuar nga importi.
“Inflacioni kryesisht i importuar. Ka disa tregues të tjerë që i përkasin pjesës tjetër të vitit. Qarkullimi i sektorëve është një ndër to”.
Sipas saj ka pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit dhe me 25 % në sektorin e prodhimit.
Ndërkohë, sa i përket turizmit, ka pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%.
“Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%. nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë”.
Brahimaj shtoi se importet janë rritur me 25%.
Ministrja po ashtu tha se Bordi i Transparencës ka zbatuar aktin normativ që parashikon formulën e llogaritjes së çmimit të karburantit në çdo rast.
“Çdo rast çmimi ndryshon në bazë të çmimit të bursës për një produkt të rafinuar jo naftës bruto. Kam bindjen e bazuar në shifra se marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë”.
Për të, kjo do të thotë, që për sa kohë çmimet do të jenë ndjeshëm mbi mesataren, “do të vazhdojmë të mbajmë këtë praktikë, edhe pse nuk duam të ndërhyjmë në çmimet e tregut”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore