Stil

Iain Armitage – aktori 13 vjeç që paguhet dhjetë mijë dollarë për një episod


Aktori 13-vjeç, Iain Armitage po bën mjaft për veten e tij, sidomos në pjesën ekonomike, falë pjesëmarrjes së tij si ylli fëmijë i “Young Sheldon” – kështu duke fituar shuma të majme për vetëm një ditë xhirimi.

Sipas kontratave të të miturit Iain, të cilat janë marrë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos – aktori 13-vjeçar fitoi po thuajse 100 mijë dollarë për rolin e tij në “PAW Patrol: The Movie”.

Iain ArmitageKontrata thotë se Iain paguhej 10 mijë dollarë për çdo seancë regjistrimi që bëri për filmin dhe marrëveshja thotë se të njëjtit i garantohen të paktën 10 seanca – që shpien në shifrën prej 100 mijë dollarëve amerikanë.

Iain, i cili luan në rolin e Chase në filmin e animuar, kishte nënshkruar edhe bonusetë tjera  kontraktuale në lidhje me atë se sa mirë ishte filmi në arkat në SHBA-ve dhe Kanadasë.

Iain Armitage

Dokumentet thonë se Iain do të kishte fituar një bonus prej 175 mijë dollarëve nëse filmi do të arrinte në 150 milion dollarë në arkën e brendshme.

Mediat rozë kanë vënë në fokus djaloshin 13-vjeç, i cili sipas tabloideve amerikane – “po përshkon një rrugë të sigurte suksesi”.

Iain Armitage gjatë xhirimeve të  “Big Little Lies” “

Iain Armitage ka lindur në muajin korrik të vitit 2008 dhe është më i njohur për rolet e tij kryesore si “Young Sheldon”, “The Big Bang Theory” dhe “Big Little Lies”.

Në vitin 2018, ai mori çmimin “Artisti i Ri” për performancën më të mirë në një serial televiziv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore