Në fund të një telenovele të pafundme, Emmanuel Macron ka zgjedhur më në fund Michel Barnier, i cili u dërgua në Matignon këtë të enjte si kryeministri i ri i Francës.
Ky tenor historik i së drejtës tani ka detyrën komplekse për të formuar “një qeveri bashkuese në shërbim të vendit dhe popullit francez”, njoftoi Elysée-ja në një deklaratë për shtyp.
Megjithatë, në të kaluarën, negociatori i Brexit nuk ka qenë gjithmonë i sjellshëm me Emmanuel Macron.
Një kandidat i pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake të krahut të djathtë në vitin 2021, Barnier përfitoi nga një “carte blanche” (liri e plotë për të vepruar ashtu siç dëshiron ed.) gjatë një debati televiziv për të kritikuar mënyrën e qeverisjes së kreut të shtetit.
“Vendi ynë nuk është qeverisur mirë. Dështimi i presidentit në largim është i qartë. Emmanuel Macron e ka qeverisur vendin tonë brenda dhe jashtë, në mënyrë të vetmuar dhe arrogante. Dhe kjo nuk është Republika e Pestë”, denoncoi ai.
I përjashtuar nga gara për Élysée-në pas fitores së Valérie Pécresse, Michel Barnier më në fund kishte bërë thirrje për votim për Emmanuel Macron në raundin e dytë kundër Marine Le Pen.
Pak ditë pas shpërbërjes, qershorin e kaluar, ish-deputeti megjithatë kishte shprehur shqetësimin për këtë “bast të rrezikshëm” të tentuar nga kreu i shtetit në një intervistë për të përditshmen britanike “The Telegraph”.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë që mund të ndodhë në Francë”, kishte paralajmëruar sërish ai, duke u bërë thirrje francezëve që “të shikojnë se çfarë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar që nga Brexit”.
Madje, ish-komisioneri europian kishte gjykuar se vendimi presidencial rrezikonte të hapte “një moment Frexit” në Francë.
Marrë dhe përshtatur nga “Le Figaro” për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com