“Tani i vetëm para derës. Më kujton skenën e filmit për Këshilltarët e Hekalit që pret ta pushkatojnë. Por ndryshe nga fundi i tyre heroik, këtë sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë. Ashtu siç mund të bëhesh kur të hedhin në Lanë”.
Publicisti dhe gazetari i njohur, Mero Baze, ka zgjedhur këtë fragment, për të komentuar protestën e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë blu, kundër kreut aktual të saj, Lulzim Basha.
Në pamundësi për ta nxjerrë Bashën nga Selia – falë edhe ndërhyrjes së Policisë – Berisha nuk ia arriti qëllimit të tij.
Sakaq, ai ka zhvilluar një marshim drejt Kryeministrisë e më pas ka provuar të rikthehet në godinën e PD-së. Por, drejt rrugës për në seli, ai u has me forca policore, të cilët nuk e lanë të kalojë.
Ndërsa, protestën, pasi e pa si të pamundur rikthimin në oborrin e PD-së, Berisha vendosi ta mbyllë, për të thirrur një të radhës në një çast të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore