Lajme

I ftohti arktik, prova e parë e një kontinenti në krizë energjetike


I ftohti arktik, i cili pritet në Evropën Perëndimore gjatë javës së ardhshme, do të jetë testi i parë i gatishmërisë së evropianëve.

Kjo, për të vonuar ndezjen e ngrohjes për të kursyer energji dhe për të kursyer buxhetin e familjes.

Kështu shkruan kompania amerikane “Bloomberg”.

Sipas sinoptikanëve, temperatura në Londër do të jetë gati 5 gradë Celsius më e ulët se niveli mesatar dhe natën e 27 shtatorit do të zbresë në 6.5 gradë Celsius.

Edhe në Francë dhe Spanjë temperaturat pritet të jenë 3-4 gradë nën normën sezonale.

Operatorët e rrjetit po bëjnë plane për të shpërndarë energjinë këtë dimër nëse është e nevojshme.

Meqenëse mundësitë e zëvendësimit të furnizimeve me gaz rus janë ezauruar, barra kryesore bie mbi uljen e kërkesës.

Idealisht, kjo duhet të bëhet vullnetarisht nga konsumatorët, por nëse nuk është kështu, kompania e rrjetit mund të ndërmarrë disa hapa, ndër të cilët më ekstremi është ndërprerjet e organizuara.

Sezoni i ngrohjes nuk do të fillojë zyrtarisht deri në tetor, kur temperaturat të kthehen në normale, por është një provë e vërtetë e disiplinës energjetike në rajon.

Kjo, pasi qeveritë përpiqen të ulin konsumin e energjisë nga të gjitha anët e ekonomisë.

Bashkimi Evropian po diskuton reduktimin e detyrueshëm të konsumit të energjisë.

Ndërsa qeveritë e BE-së ndajnë miliarda euro për të mbështetur konsumatorët që po luftojnë me rritjen e çmimeve të energjisë, shpresohet se shumë njerëz do t’i mbajnë termostatet e tyre të fikur edhe në muajt më të ftohtë.

Me shumë njerëz të kthyer në zyrë, kërkesa për energji duhet të jetë më e lartë në mëngjes dhe në mbrëmje vonë, veçanërisht me më shumë drita ndezur ndërsa ditët bëhen më të shkurtra.

Në Britani, ka shenja se kërkesa për gaz në mëngjes ka filluar të rritet këtë javë, sipas të dhënave nga operatori i rrjetit National Grid Plc.

Prodhimi i erës ka qenë gjithashtu i ulët, duke nënvizuar se si moti i qetë i kombinuar me temperaturat e ftohta mund të përkeqësojë sfidat këtë dimër.

Temperaturat pritet të kthehen në normalitet në fillim të tetorit, kur edhe gjenerimi i erës do të rritet.

Më herët, ekzekutivi i BE-së përshkroi planet për të mbledhur më shumë se 140 miliardë dollarë nga kompanitë e energjisë.

Këto, për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve nga rritja e çmimeve që kërcënojnë recesionin ekonomik dhe falimentojnë shumë biznese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore