Humbja e peshës nuk është vetëm një justifikim për të blerë rroba të reja, bashkë me të ju keni shumë përfitime të tjera.
Humbja e vetëm 5-10 për qind të peshës suaj mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Niveli juaj i energjisë do të rritet
Do të habiteni nga sasia e energjisë që do të fitoni nga humbja e peshës. Pse? Kur ke disa kilogramë më pak, thjesht përdor më pak energji se më parë, shpjegon Dr. Adam Tsai, mjek nga Kolorado.
Do të merrni frymë më lehtë, do të jeni në gjendje më të mirë dhe kockat tuaja do të mbajnë më pak peshë. E gjithë kjo çon në më shumë energji.
Rrezik më të ulët të kancerit
Obeziteti është i lidhur me një rrezik më të lartë të disa llojeve të kancerit. Edhe pse shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë lidhjen e saktë midis peshës së tepërt dhe rritjes së rrezikut të kancerit, deri më tani është vërejtur se pesha e tepërt rrit inflamacionin, ndikon në hormonet dhe rritjen e qelizave.
Kjo është arsyeja pse humbja e peshës është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar rrezikun e kancerit.
Nëse keni qenë në depresion më parë, nuk do të ndryshojë
A bëhen njerëzit në depresion sepse janë mbipeshë apo depresioni çon në shtim në peshë? Në fakt, nuk është gjithmonë e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Ka një lidhje midis depresionit dhe obezitetit, pasi e dimë se obeziteti mund të çojë në depresion, por edhe anasjelltas.
“Depresioni zakonisht reduktohet duke humbur peshë”, thotë Dr. Tsai. Por shton se disa njerëzve nuk përmirësohet disponimi, edhe pas humbjes së 50 kilogramëve.
Ushtrimi do të bëhet zakoni juaj i ri
Nëse keni qenë ndonjëherë mbipeshë, ndoshta keni vënë re se ushtrimet mund të jenë të vështira. Jo vetëm për shkak të mungesës së palestrës, por edhe nyjet tuaja mund t’ju dhembin, stomaku ju shqetëson kur kryeni ushtrime, për të mos përmendur ndjenjën se mushkëritë tuaja do të dështojnë.
Nga pikëpamja fiziologjike, është më e vështirë për një person me mbipeshë të bëjë disa ushtrime, sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit. Në momentin që filloni të humbni peshë, do të vini re se rutina juaj e fitnesit është shumë më e lehtë ose se mund të ngjitni shkallët pa humbur frymën.
Kockat tuaja mund të ndryshojnë
A keni dëgjuar ndonjëherë se humbja e peshës dobëson kockat tuaja? Megjithëse humbja e peshës shoqërohet me humbjen e yndyrës së kockave, shqetësimi i vetëm është nëse jeni të keq-ushqyer ose në një dietë kufizuese. Shoqata Kombëtare e Osteoporozës thekson se humbja e peshës ka më shumë përfitime sesa rreziqe.
Është interesante se pesha e tepërt mund të forcojë kockat tuaja (sepse kockat duhet të mbështesin një trup më të rëndë), por gjithashtu mund të dëmtojë nyjet tuaja.
Nuk do të keni më nevojë për disa ilaçe
Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund t’ju mbrojë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Por, çka nëse keni një nga këto gjendje dhe jeni mbipeshë? Humbja e peshës është një ide e shkëlqyer. Është e mundur të zvogëlohet sasia e presionit të gjakut ose medikamenteve të kolesterolit.
“Gjendjet e lidhura me peshën, si diabeti, zakonisht përmirësohen me humbjen e peshës”, thotë Dr. Tsai.
Jo vetëm kaq, sa më e madhe të jetë humbja e peshës, aq më i madh është përmirësimi.
Megjithatë, humbja e kilogramëve ka disa pasoja të tjera për të cilat mund të mos keni ditur deri më tani dhe nuk do t’ju pëlqejnë.
Lëkura juaj mund të relaksohet më tepër seç duhet
Një gjë për të cilën shumë njerëz nuk janë të përgatitur pas humbjes drastike të peshës është lëkura e lirshme. Nuk do të largohet brenda natës, dhe ndoshta kurrë, kjo mund t’ju bëj të ndiheni të zhgënjyer. Por nuk keni pse të shqetësoheni, ju keni bërë një gjë të madhe për shëndetin dhe pamjen tuaj. Dhe nëse nuk mund ta duroni lëkurën e lirshme, ekzistojnë metoda kirurgjikale për heqjen e lëkurës së tepërt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com