Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka lartësuar figurën e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se ai ka qenë inspirim.
“Në këtë karrierë që kemi, ndonjëherë si diplomatë, që përfaqësojmë vendet tona, herë pas here na kërkohet të japim mendime që shkojnë shumë përtej mundësive tona. Dhe sot është një nga ato ditë – nuk besoj se mund të flas drejt për presidentin Rugova”, ka thënë fillimisht ambasadori Hovenier.
“Mendoj se jam një ndër diplomatët e fundit amerikanë që shërbejnë aktualisht, të cilët në fakt patën mundësinë të shohin presidentin Rugova në veprim. Dhe ka qenë një nder. Ai ka qenë inspirim dhe mentor për mua”, ka theksuar ambasadori Hovenier, derisa ka përmenduar edhe gurët e çmueshëm të Kosovës që presidenti Rugova do t’ia ekspozonte botës.
Ai ka kujtuar se presidenti Rugova ka ditur të ndërtojë aleanca dhe t’i ruajë ato, ndërsa e ka cilësuar me fat popullin e Kosovës që ka pasur një lider vizionar e pragmatik. Ambasadori Hovenier ka shtuar se diplomatët e rinj amerikanë kanë mësuar shumë nga lidershipi i presidentit Rugova: “Ai ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e aleancave dhe rrënjosjen e tyre”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, ku janë duke marrë pjesë personalite të ndryshme që kanë pasur mundësinë të punojnë me presidentin Rugova, ka vlerësuar se ish-presidenti i Kosovës ka qenë perëndimor autentik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë