Ekipi Red Bull ka nënshkruar me Honda-n marrëveshjen për të drejtën e zhvillimit të motorit të tyre. Marrëveshja erdhi si pasojë e largimit të Honda-s nga Fomrula 1 në fund-vit.
‘Red Bull Powertrains Limited’ është emri i ri i njësisë motorike, i cili do të mbulojë zhvillimin dhe mbarëvajtjen e motorit të ekipit Red Bull dhe AlphaTauri. Vendosja në fuqi e njësisë së re do të nisë nga fillimi i vitit 2022 e do të qëndrojë në fuqi deri kur të vendoset në zbatim rregullorja e F1 për rinovimin e motorëve – gjenerata e re e motorëve – në 2025-ën.
Did someone say FREEZE?! ✋ Introducing Red Bull Powertrains Limited – Powering the Team from 2022 💪 #ChargeOn 🤘
— Oracle Red Bull Racing (@redbullracing) February 15, 2021
“Kjo marrëveshje përfaqëson një avancim të rëndësisëhm për Red Bull në rrugëtimin brenda Formula 1”, është shprehur Drejtori i ekipit Red Bull, Christian Horner dhe vazhdoi –
“Kuptohet që u zhgënjyem kur Honda vendosi të largohet nga F1 dhe të braktisë të drejtën e prodhimit të motorëve, ndërsa marrëdhënia jonë dha një sukses të menjëhershëm. Por sidoqoftë, ne jemi mirënjohës për lehtësinë që na ofruan në nënshkrimin e kësaj marrëveshje të re”.
Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko, pranoi se kjo marrëveshje është lëvizje mjaft e guximshme, meqënëse kompania është e specializuar për prodhimin e shasisë:
“Jemi të vetdijshëm për sasinë e madhe të përkushtimit që na duhet por besojmë se krijimi i kësaj komanie të re do të jëtë zgjedhja më konkuruese për të dy ekipet”.
Honda njoftoi tërheqjen nga F1 tetorin e vitit të kaluar, ndërkohë që Red Bull ja zuri vendin, në vend që t’i drejtohej një tjetër furnizuese si për shembull, ish bashkëpunëtorët e tyre Renault.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael