Ekipi kombëtar shqiptar U18 për djem ka arritur të marrë medaljen e arit ne Turneun Evropian të basketbollit në Divizionin C.
Turneu u zhvillua në San Marino.
Kuqezinjtë kishin përballë në finalen e madhe ekipin e Monakos, të cilin e mundën me rezultatin 93-78.
Djemtë e drejtuar nga Besim Dervishaj dhe zëvendësi i tij, Osvalt Turmalaj, zhvilluan një ndeshje me nivel, duke dominuar mbi kundërshtarin.
Kujtojmë që po këtë të diel ekipi kombëtar U18 i femrave të Shqipërisë mori medalje bronzi në Turneun Evropian në Divizionin C, të mbajtur në Andorrë.
Ato kishin përballë Andorrën vendase në ndeshjen për vendin e tretë më të mirë, të cilën e mundën me rezultatin 79-73.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com