Kosova
Historia e jashtëzakonshme e shkollës së parë shqipe në Kosovë: Mësuesit, nxënësit, lëndët dhe librat e parë nga vitet 1800
Shkolla e parë shqipe në Kosovë gjendet në fshatin Stubëll të Vitisë.
Ky objekt arsimor kishte 50 nxënës dhe mësues i parë i saj ishte Dom Mikel Tarabulluzi, i cili edhe ishte burgosur shkaku kësaj shkolle.
Ciceroni Sarë Gjergji, shpalosi për Albanain Post historikun e këtij institucioni të rëndësishëm, të shndërruar tashmë në muze.
Kuriozitet për ta vizituar këtë shkollë ka pasur gjithmonë. Muzeu është i pasur me artefakte, dokumente arkivore e përplot libra.
Në objektin e shkollës ka pasur një intervenim para 10 vjetësh, por sipas Komunës së Vitisë priten edhe të tjera këtë vit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com