Kosova

Hidhet shok-bombë te ish-komuna paralele serbe në Leposaviq


Policia e Kosovës

Një shok-bombë është hedhur pas mesnate afër ish-komunës ilegale në Leposaviq.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media të shtunën.

“Një shok-bombë dyshohet se është hedhur pas mesnate afër ish-komunës ilegale në Leposaviq.

Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë”, thuhet në njoftim.

Bëhet me dije se njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore.

Kjo ka ndodhur një ditë pasi që Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Veri të vendit, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave paralele serbe.

Ky veprim është kritikuar ashpër nga vendet perëndimore, duke theksuar se nuk ka pasur koordinim për këtë aksion, derisa i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të tërhiqet nga veprimet që mund të ndikojnë negativisht në partneritetin mes Kosovës dhe tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore