Lajme

Hëna e përflaktë e eklipsit mëngjesor


Në muzg të së mërkurës, copëza perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shohin një hënë të veshur nga një shkëlqim i kuq gati-gati i frikshëm. Është eklipsi i plotë hënor, herët në mëngjes.

E përditshmja “The Washington Post” shkruan se disa e kanë përshkruar eklipsin me një lule të stërmadhe të një hëne të përgjakur, për shkak të madhësisë së saj të dukshme të plotësisë në qiell dhe, nga ana tjetër, duke iu referuar bollëkut të lulëzimeve në këtë kohë të vitit dhe ngjyrës që merr hëna.

Mirëpo, pjesa më e madhe lindore e Shteteve të Bashkuara do ta humbasin eklipsin e plotë hënor. Shumica e rajoneve verilindore, e liqeneve të mëdha dhe Atlantikut të Mesëm, do të shohin, më datë 10 të muajit qershor, një eklips diellor të pjesshëm në lindjen e diellit. Kjo do të bëjë që në qiell të varet një gjysmëhënë e zjarrtë qelibar.

Eklipsi? Ndodh kur një objekt qiellor bllokon një tjetër duke hedhur hije mbi atë që ndryshe njihet si “umbra”.

Në eklipsin diellor, hëna kalon midis tokës dhe diellit, duke zhytur peizazhin e planetit tonë në një errësirë të natës. Ndërsa, në ata hënor, të cilat shihen më gjerësisht, toka pezullon rrezet e diellit për të arritur në hënë.

Megjithatë, jo të gjitha rrezet përgjohen. Ca prej tyre kalojnë nëpër atmosferën e tokës, duke u shfaqur mbi sipërfaqen e hënës me një dritë gështenje të bronztë. Ngjashëm me efektin e lindjes dhe perëndimit të diellit që shfaqen të flaktë në tokë.

Në Boston, hija e gjerë do të kalojë në anën e majtë të hënës, duke nisur në orën 4:47 të mëngjesit, por me kohën lindore, hëna do të perëndojë në 5:16 të mëngjesit, afro dy orë para se eklipsi i plotë të planifikohet të nisë. Edhe New York-u me Philadelphia-n do të jenë ngjashëm.

Washington-i dhe Baltimore, të cilët janë në majë, do të dëshmojnë se pjesë më e errët e hijes së tokës bën kontakt me buzët e hënës para se të perëndojë.

Ndërkohë, Chicago, Nashville, Indianapolis, Miami, New Orleans dhe Minneapolis, do të përballen me shkallë të ndryshme të mbulimit nga një eklips hënor i pjesshëm, me hijen e lakuar të tokës. Por, ende nuk do të munden të dëshmojnë të kuqen e hënës pasi ajo do të mbërrijë para se plotësia të nisë në 6:11 të mëngjesit, me orën qendrore.

Njëfarë shkalle të plotësisë do ta përjetojë i gjithë Texas-i, Louisiana perëndimore, Arkansas-i dhe High Plains në perëndim. Dhe, sa më larg të shkohet drejt perëndimit, aq më i madh do të jetë eklipsi në qiell.

Në Dallas për shembull, hëna do të jetë vetëm 1.2 gradë mbi horizont gjatë eklipsit tërësor në 6:18 të mëngjesit.

Plotësia e eklipsit do të jetë e shkurtër. Do të zgjasë vetëm 14 minuta. Kjo është kalimtare për një eklips të plotë hënor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore