Haradinaj: Gjendja e rënduar e pensionistëve, tregues i mashtrimit të qeverisë – pensionet do jenë 450 euro
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën gjatë ditës, ka kritikuar ekzekutivin kosovar të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për, siç ka thënë, gjendjen e rënduar të pensionistëve, të ardhurat e të cilëve variojnë nga 100 euro pensioni i pleqërisë deri në 265 euro pensioni kontribut-pagues.
“Premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes së kësaj kategorie nga qeveria. Pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme. Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro”, ka shkruar kreu i AAK-së pasditen e 27 gushtit.
“Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët. Ne besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”.
Ndryshe, duke qenë se së shpejti do të hapet sezoni zgjedhor – një kohë kur qytetarët fillojnë t’i kushtojnë më shumë vëmendje fushatës elektorale, ndërsa partitë politike i kthehen rutinës për betejën e radhës – kanë filluar edhe përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë