Hamza, ambasadorit finlandez: Kosova të gjitha sfidat i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.
Sipas Hamzës, në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, shkroi Hamza në Facebook.
Tri ditë më parë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata “e vështirë” në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët e saj, mobilizimi për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme më 9 shkurt – “është i domosdoshëm”.
Nga ana tjetër, Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamza ka theksuar se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional; “pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët”.
Bëhet me dije se anëtarët e Kryesisë së PDK-së i kanë dhënë mbështetjen e plotë Hamës, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë