Lewis Hamilton, brenda dhe jashtë pistës. Shtatë herë kampioni i botës foli në Sport Week për qëllimet e tij, por edhe për betejat e tij përtej Formula 1.
“Titulli i tetë i botës do të ishte diçka e madhe” – shkruan Gazzetta dello Sport – “Nuk mund ta shqiptoj as numrin, por për atë po përqendroj të gjitha përpjekjet e mia”.
Hamilton e adreson diskursin jo vetëm mbi sukseset e mëdha sportive të arritura, por edhe në angazhimin shoqëror për të drejtat e njerëzve, kafshët dhe mbrojtjen e mjedisit. Por më e rëndësishmja është se ende s’ka gjë të re në lidhje me rinovimin e kontratës midis Hamilton-it dhe Mercedes. Nga dashuria mes palëve, marrëdhënia është bërë disi e ftohtë dhe thjeshtë profesionale; dhe si e tillë nuk merret më si e mirëqenë, aq më tepër me një Kupë Bote që fillon pas dy javëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com