Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza ka bërë me dije se të paktën 19 persona u vranë në një sulm izraelit në një kamp në Khan Yunis, në një zonë të caktuar humanitare, duke ulur numrin fillestar.
Kështu shkruan Times of Israel.
Mbrojtja Civile kishte thënë më parë se 40 persona ishin vrarë në sulmin e mëngjesit të sotëm.
Ushtria izraelite e kishte kundërshtuar këtë vlerësim, duke thënë se kishte përdorur municione precize kundër një grupi militantësh.
Ministria, megjithatë, shtoi se numri i sulmit mund të rritet, duke qenë se ka edhe 60 të lënduar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com