Lajme

“Grupi kriminal Dreshaj” – Arrestohet lideri shqiptar në Mal të Zi, akuzohet për kontrabandë me 2 tonë e gjysmë kokainë


Lideri i grupit të organizuar kriminal “Dreshaj” nga Mali i Zi, Viktor Dreshaj, është arrestuar nga policia në një operacion të madh ndërkombëtar të koduar si “Gjenerali” me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, raporton “Vijesti”.

Bashkë me Dreshajn është arrestuar edhe Vukan Çokoviç, Petar Miranoviç, Paro Pavliçiç dhe Marinko Preleviç dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “kontrabandë kokaine”, por aktiviteti primar i tyre ishte kontrabanda e marihuanës dhe duhanit.

Sipas informacioneve të Vijestit, të prangosurit akuzohen se kanë tentuar të kontrabandojnë rreth dy tonë e gjysmë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

Grupi i organizuar kriminal “Dreshaj” vepron sipas parimeve krejtësisht të kundërta në krahasim me nëntë klanet e tjera malaziase, të cilat pranojnë anëtarë pothuajse çdo ditë.

Hetuesit kanë konstatuar se vëllezërit Dreshaj punët e tyre kriminale ua kanë besuar vetëm atyre në të cilët kanë fituar besimin ndër vite.

Leon Dreshaj u arrestua në vitin 2021 për sjellje të dhunshme në ndeshjen e futbollit Deçiçi – Buduçnosti, kur pas konfliktit mes tifozëve dhe rrëmujës së përgjithshme në fushë.

Ndryshe, aksioni i koduar “Gjenerali” filloi mëngjesin e kësaj të mërkure bazuar në bashkëpunimin disamujor të Prokurorisë Speciale me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim të Autoriteteve të Zbatimit të Ligjit, Byronë Federale të Hetimeve, Drejtorinë për Zbatimin e Narkotikëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Policisë Federale Australiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore