Kosova

Greqia s’ndryshon qëndrim për mosnjohjen e Kosovës


Ilustrim

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, ka potencuar se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Ndërsa ka komentuar marrëdhëniet në mes të Greqisë dhe Serbisë, Levanti, ka theksuar se shteti helen “me gjithë zemër dhe me të gjitha forcat e saj” mbështet synimin strategjik të Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Lidhur me këtë ju kujtoj deklaratën e kryeministrit grek gjatë vizitës së tij këtu, ku theksoi se nuk mund të ketë të ardhme evropiane të Ballkanit Perëndimor pa të ardhmen evropiane të vendeve më të mëdha të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë diplomatja helene, transmeton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Sipas saj nuk duhet anashkaluar në asnjë qastë fakti që Greqia dhe Serbia “kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe shpesh mbështesin njëra-tjetrën për kandidaturat në organizatat ndërkombëtare”.

“Siç ishte rasti me kandidaturën e Greqisë për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2025-2026 dhe organizimin e EXPO 2027 nga Serbia”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore