Lajme

Greqia do të largojë kërkesën për testim për udhëtarët e vaksinuar


Ilustrim

Nga e hëna (7 shkurt), Greqia planifikon të largojë kërkesën për test negativ të COVID-19 për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në këtë shtet.

Nga java e ardhshme, çertifikata e vaksinimit valide e Bashkimit Evropian (BE) do të jetë e mjaftueshme për të hyrë në këtë shtet, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Thanos Plevris.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Thanos Plevris.

Megjithatë, personat e pa-vaksinuar duhet të dorëzojnë një test negativ PCR të realizuar në 72 orët e fundit ose test të shpejtë antigjen në 24 orët e fundit kur hyjnë në shtetin grek.

Greqia kishte ndërmarrë masa të reja që përfshin edhe kërkesën për test negativ për virusin korona, për të gjithë udhëtarët të cilët kishin mare rrugë për në Greqi që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.

Në atë kohë, ky vendim i shtetit Grek ishte kritikuar nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore