Grenelli përmend gjyqin ndaj UÇK-së ndërsa kritikon BE-në: Thaçi në burg qe 4 vjet, kjo s’është vlerë evropiane
Richard Grenell, diplomati që shërbeu si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara (SHBA) për Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump, kritikoi sistemin evropian të drejtësisë, derisa përmendi zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë të Holandës.
Grenelli reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social rreth vërejtjes së Komisionit Evropian (KE) ndaj platformës “X” për shkelje të rregullave të reja në bazë të Aktit për Shërbime Digjitale (DSA), i cili kërkon që kompanitë digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.
“Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në SHBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri e të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë? A duhet të jetë Thaçi në burg edhe pas 4 vitesh? Kjo nuk është vlerë perëndimore”.
Thierry Breton, komisioneri evropian i cili mbikëqyr zbatimin e rregullave të reja rreth rrjeteve sociale, paralajmëroi pasoja për miliarderin amerikan, Elon Musk, pak orë përpara se ai të zhvillonte një intervistë me kandidatin republikan për president. Musku është përkrahës i Trumpit prandaj vërejtja e KE-së është cilësuar “ndërhyrje” në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë