Sipas “The Helthsite”, gratë shtatzëna duhet të jenë shumë të kujdesshme ndaj një sërë elementësh që mund t’i dëmtojnë.
Ekspozimi ndaj një grupi kimikatesh dhe ftalateve, për t’i bërë plastiket fleksibël dhe si lubrifikantë në kozmetikë, gjatë shtatzënisë mund të mos jetë e mirë për foshnjat.
Shpesh të quajtura plastifikues, ftalatet përdoren gjithashtu në produkte të tjera të konsumit, të tilla si lodra, detergjente, vajra lubrifikues, në farmaceutikë dhe produkte të kujdesit personal, të tilla si manikyrin e thonjve, vajrat për flokët, sapunët, shampot dhe parfumet.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që ekspozimi ndaj ftalateve mund të ndërhyjë në funksionimin dhe zhvillimin normal të hormoneve. Tani, një studim i ri i raportuar në revistën Neurotoksikologji ka lidhur ekspozimin ndaj ftalateve gjatë shtatzënisë me rezultatet e ndryshuara të njohjes te foshnjat.
Niveli i lartë i ekspozimit ndaj ftalateve, shoqërohet me përpunim më të ngadaltë të informacionit midis foshnjave, meshkujt kanë më shumë të ngjarë të preken prej tij, sipas “The Helthsite”.
Një studim i vitit 2009 në Tajvan sugjeroi që ftalatet mund të kalojnë nga nëna te fetusi përmes placentës dhe të shkaktojnë zhvillim jonormal seksual te foshnjat.
Gratë shtatzëna, që ishin të ekspozuara ndaj kimikateve në vendin e punës, kishin më shumë të ngjarë të lindnin djem me defektin e lindjes riprodhuese të njohur si hipospadia.
Në një studim tjetër, i botuar në 2009, ekspozimi i ftalatit ishte i lidhur me zhvillimin e parakohshëm të gjirit te vajzat e reja tajvaneze. Nivele më të larta të ftalateve shoqëroheshin me rritjen e perimetrit të belit dhe rezistencës ndaj insulinës.
Si mund ta zvogëloni ekspozimin ndaj ftalateve?
Ftalatet gjenden në shumë sende shtëpiake, madje edhe në ushqim dhe ujë. Kjo do të thotë që ne mund të jemi duke thithur përmes lëkurës sonë një sasi të konsiderueshme të këtyre kimikateve, të cilat më pas lëvizin në qarkullimin e gjakut.
Shumica prej nesh ka nivele të dallueshme të ftalateve në urinën tonë. Meqenëse përdorimi i ftalateve është i përhapur dhe ato nuk renditen në etiketat e produkteve, nuk është e mundur të shmangen plotësisht kimikatet.
Por dikush mund të përpiqet të zvogëlojë ekspozimin e tij, duke shmangur produktet e paketuara në produkte plastike dhe produkte të kujdesit personal që përfshijnë përbërësin e paqartë “aromë” në etiketën e tyre.
Sa më shumë që të jetë e mundur, duhet të provoni të përdorni produkte organike të paketuara në xham. Nëse keni ushqimin e paketuar në plastikë, hiqeni dhe vendoseni në një enë për të zvogëluar ekspozimin ndaj ftalateve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com