Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e të premtes në një institucion mikrofinanciar, në Prishtinë.
Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se është vjedhur një shumë e parave.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, tha ajo.
Ahmeti njoftoi se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me këtë rast dhe është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Edhe më 27 mars të këtij viti rreth 30 mijë euro dyshohet se ishin grabitur në një këmbimore në Komunën e Ferizajt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë