Një orë Rolex dhe bizhuteri u vodhën gjatë natës nga e shtuna në të dielë në shtëpinë e Ciryl Gane në Nogent-sur-Marne, mësoi gazeta “Le Figaro” nga burime policore dhe gjyqësore që konfirmojnë informacionin.
Dëmi material llogaritet në 100 mijë euro, specifikon burimi për botimin francez.
“Autori/at kanë hyrë me forcë në derën e përparme”, tha një burim policor.
Një hetim u hap për “vjedhje” dhe iu besua njësisë kundër vjedhjeve të sigurisë territoriale të Val-de-Marne.
Hetuesit tani do të mbështeten në video survejimin e lagjes dhe çdo gjurmë të lënë nga grabitësit për t’i gjurmuar.
Vjedhja ka ndodhur teksa kampioni i MMA-s po luftonte në “Accor Arena” në Paris.
Të shtunën mbrëma, Ciryl Gane fitoi me KO në raundin e dytë kundër Serghei Spivac, gjashtë muaj pas një disfate dërrmuese ndaj amerikanit Jon Jones për titullin e peshave të rënda të UFC-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael