Google-i, në pronësi të kompanisë Alphabet, po investon në qendrën e vet të parë të zhvillimit të produkteve në Afrikë në kryeqytetin kenian Nairobi.
Lëvizja vjen si pasojë e nevojës së kompanisë për t’u pozicionuar më shërbim të një baze në rritje të përdoruesve të internetit në kontinent.
Kontinenti, deri në fund të kësaj dekade, do të presë 800 milionë përdorues të internetit dhe një të tretën e popullsisë rinore të botës, duke e bërë atë një destinacion tërheqës investimi.
Kompania po punëson inxhinierë, menaxherë produktesh, dizajnerë të përvojës së përdoruesit dhe studiues për të rekrutuar staf për qendrën e re.
Të paktën kështu kanë bërë me dije Suzanne Frey, nënkryetare për produktet dhe Nitin Gajria, kreu i Google Africa, në një postim të përbashkët në blog.
Po ashtu kompania do të investojë një miliard dollarë në projekte të ndryshme në kontinent gjatë pesë viteve për të ndihmuar ekonomitë të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital.
Tashmë, ka hapur një qendër të inteligjencës artificiale në Accra, Gana, duke u fokusuar në risitë që mund të aplikohen për sfida të ndryshme.
Gjithashtu edhe kompania Microsoft ka investuar në qendrat e zhvillimit të teknologjisë në Kenia dhe Nigeri, duke investuar 100 milionë dollarë dhe duke punësuar qindra inxhinierë në të dy vendet.
Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com