Svetlana Timofeeva do të qëndrojë në burg.
Kështu vendosi Gjykata e Elbasanit, për rusen e akuzuar në Shqipëri për spiunazh, pasi u gjet pranë ambienteve të uzinës se Ballshit.
Gjykata u shpreh se Timofeeva duhet të qëndrojë në qeli për sulmin ndaj ushtarakëve dhe se ende ka dyshime se do të merrte informacione sekrete.
Kjo, edhe pse kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Avokati i saj mbrojtës, Saimir Vishaj, u shpreh se afatet e paraburgimit kanë përfunduar dhe prej 20 shkurtit ajo duhej të hetohej në liri.
“Veprim jo procedural të mbahen tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve. Afati që ka përfunduar që më 20 shkurt. Kjo do të thotë mjerë ata që po gjykohen sot”.
Vishaj thekson se, shkelja e dytë është rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e gjyqtares së çështjes.
“Duhet të gjykohej nga gjykata e apelit, u gjykua nga një anëtare gjykate e së njëjtës shkallë, skandal, tërësisht në kundërshtim me ligjin”, tha avokati.
Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh.
Ata akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Më 12 janar, Rusia ka kërkuar ekstradimin e saj pasi ajo është e shpallur në kërkim atje nën akuzën për spiunazh.
Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, parashikuar nga Kodi Penal rus.
Për të, Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” në mungesë në 25 gusht 2022.
Por, Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës.
Çfarë ndodhi në Gramsh?
Një ngjarje e rëndë që ndodhi në Uzinën Ushtarake të Gramshit rroku vëmendjen e gjithë opinionit publik të shtunën e 20 gushtit, kur dy ushtarakë shqiptarë, në turnin e rojës, u konfliktuan me një shtetas rus, i cili kishte kaluar rrethimin, po fotografonte zonën dhe i sulmoi ushtarët me një agjend neuroparalizues.
Pavarësisht kësaj, rusi u neutralizua në vend, teksa dy persona të tjerë, një shtetase ruse dhe një shtetas ukrainas, u kapën duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Të tre personat, janë nën akuzë për spiunazh në Shqipëri tashmë dhe detaje të tjera nga ngjarja janë bërë publike.
Sipas dëshmive të para, ata kanë pretenduar se janë bloggerë dhe fotografojnë vende të braktisura.
Mirëpo kjo alibi, është hedhur poshtë nga hetimet, pasi bëhet me dije se ardhja e tyre në Shqipëri, u bë në kohë të ndryshme. Po ashtu, pas identifikimit të shtetasve rusë, u bë edhe identifikimi i shtetasit ukrainas.
Ky i fundit, quhet Fjodor Mihaljov dhe gjendej në Shqipëri prej tre javësh. Ai kishte qëndruar kryesisht në Tiranë gjatë kësaj kohe, në shtëpi me qera ditore.
Nga ana tjetër, shtetësja ruse, e identifikuar si Svetlana Timofoeva, kishte vetëm tre ditë që kishte mbërritur në Shqipëri.
Atyre u janë sekuestruar disa mjete nga makina me të cilën po udhëtonin, ku përfshihen edhe dronë, telefona celularë, aparate fotografike etj..
Shtetasit tjetër rus ndërkaq, i cili u përlesh me efektivët e ushtrisë dhe u identifikua si Mikhail Zotin, iu sekuestrua një aparat fotografik, i cili mendohet se është mjet i sofistikuar spiunazhi, pas kontrollit paraprak të çipave.
Për të tre këta persona, dyshimet janë shumë të forta se bëjnë pjesë në forcat ruse të GRU-së dhe janë spiunë profesionistë, me mision të parapërcaktuar në Shqipëri.
Nuk dihen ende detaje se pse pikërisht Uzina e Gramshit atyre u interesonte veçanërisht, duke qenë se ajo prej kohësh nuk kryen funksion.
Në ngjarje është përfshirë menjëherë drejtoria e Antiterrorit, për të zbardhur plotësisht çdo detaj.
Nëse vërtetohet se ata realisht janë pjesë e GRU-së, atëherë ngjarja mund të trajtohet në përmasa edhe më të mëdha, mbi të gjitha në kontekstin e fundit kur gjendemi në kushtet e një lufte që po zhvillohet në Ukrainë nga ana e Moskës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore