Lajme

Gjetja e rrallë e 24 statujave të bronzta të lashta në Romë


Një sërë statujash prej bronzi të mbuluara nga balta për mijëra vjet përpara se të gjendeshin në rrënojat e një rrjeti burimesh të lashta termale në një qytet të vogël në Toskanë po shfaqen në Romë.

24 statujat prej bronzta, kryesisht kushtuar perëndive, janë zbulimi më i madh i llojit të tyre në Itali dhe u zbuluan vitin e kaluar në burimet e lashta të San Casciano dei Bagni.

Asokohe ai ishte një vend adhurimi si për etruskët ashtu edhe për romakët.

Statujat, të cilat ekspertët besojnë se janë porositur nga familjet e pasura që jetojnë në zonë, përfshijnë një Hygeia të fjetur, perëndeshën e shëndetit, me një gjarpër të mbështjellë rreth krahut të saj dhe një kushtuar Apollonit, perëndisë së diellit dhe dritës.

E titulluar Gli Dei Ritornano (Kthimi i Zotave), ekspozita në Palazzo Quirinale zgjat nga 23 qershori deri më 25 korrik, përpara se të rifillojë më 2 shtator deri më 29 tetor 2023.

Reliket do të shfaqen përfundimisht në një muze që po zhvillohet në San Casciano dei Bagni, një qytet në majë të kodrës.

Sakaq, zbulimet në burimet e lashta, që besohet se janë ndërtuar nga etruskët në shekullin e II-të para Krishtit, kanë përfshirë 6 mijë monedha.

Po ashtu një sërë figurinash të vogla.

Vendi i shenjtë u bë më i pasur gjatë periudhës romake, kur frekuentohej nga perandorë duke përfshirë Augustin, dhe mbeti aktiv deri në shekullin e V-të pas Krishtit përpara se të mbyllej.

Pishinat u mbyllën me shtylla të rënda guri, ndërsa statujat hyjnore u lanë në ujë, i cili ishte i pasur me minerale, duke përfshirë kalcium dhe magnez.

Uji konsiderohej i mirë për mëlçinë, për trajtimin e dhimbjeve të fytyrës dhe për të ndihmuar fertilitetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore