
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook ka bërë me dije se Gjermania ka njohur lejet e drejtimit të Shqipërisë.
“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.
Në draftin e dorëzuar në fund të dhjetorit 2021, Qeveria Gjermane propozoi njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë.
Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria.
Sipas rregullave të mëparshme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi.
Konvertimi kushtonte deri në 1 mijë euro.
Ku njihet patenta shqiptare?
Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Sudite, për njohjen e patentave shqiptare.
Aktualisht lejet e drejtimit të lëshuara nga vendi ynë njihen në Belgjikë por deri në tre muaj, në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë dhe Itali.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme më herët në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përcjellë propozimet për marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë, Francën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Turqinë, Spanjën, Austrinë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Rumaninë, Slloveninë, Poloninë, Portugalinë, Zvicrën dhe Kanadanë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e zonave eko-industriale
-
Refuzimi dhe deklarimi i rremë i pasurisë – Si u rëndua pozita e Veliajt pas akuzave të reja nga SPAK
-
Gjetjet e AMA-s për lajmet e rreme: Abuzim nga një sërë mediash online, publikime pa verifikim
-
SHBA-të dhurojnë 340 mijë dollarë në pajisje për burgjet shqiptare
Lajmet kryesore
-
Refuzimi dhe deklarimi i rremë i pasurisë – Si u rëndua pozita e Veliajt pas akuzave të reja nga SPAK
-
Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e zonave eko-industriale
-
A do të zgjidhet kryekuvendari në përpjekjen e 20-të?
-
Duke ikur nga bastisjet dhe duke kërkuar ushqim: Drama e civilëve palestinezë