Një studim i ri i publikuar në gazetën Nature Genetics, zbulon se më shumë se 130 pjesë në ADN-në njerëzore luajnë rol të rëndësishëm në skalitjen e tipareve të fytyrës.
Hunda është tipari i fytyrës më i ndikuar nga gjenet.
Kuptimi i lidhjes midis gjeneve specifike dhe tipareve mund të jetë i dobishëm për trajtimin e keqformimeve të fytyrës.
Një nga zhvillimet e mjekësisë në shekullin XXI, është përdorimi i informacionit gjenetik të pacientëve për të krijuar plane të personalizuara të trajtimit. E gjithë kjo me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të rezultateve shëndetësore.
Një kuptim më i thellë se si gjenet ndikojnë në kohën dhe shkallën e rritjes së fytyrës mund të jetë një mjet i duhur për planifikimin e trajtimeve në fusha si kirurgjia ortodontike ose kirurgjia rindërtuese.
Njohuritë se si gjenet punojnë individualisht dhe në bashkërendim për të përcaktuar madhësinë dhe formën e tipareve të fytyrës, mund të sigurojë objektiva të rinj molekulare për terapitë e ilaçeve, që synojnë korrigjimin e mangësive të rritjes së fytyrës.
Njohja më e madhe e gjeneve që ndërtojnë fytyrat njerëzore mund të ofrojë njohuri të reja mbi shkaqet themelore të keqformimeve kongjenitale të fytyrës, të cilat mund të ndikojnë thellësisht në cilësinë e jetës për të prekurit dhe familjet e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com