Sport

Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për garën e Katarit në Formula 1


Në kulmin e luftës për titullin, pilotët ballafaqohen me një pistë në të cilën nuk kanë garuar asnjëherë më parë.

Bëhet fjalë për pistën e Losail, në Qatar.

Kjo garë mund të vendosë shumëçka për titullin – hapjen apo mbyllen e saj.

Verstappen ndodhet para Hamilton-it me 14 pikë, dhe kur kanë mbetur edhe tri gara në fund, çdo gjë është e hapur.

Më poshtë, gjashtë gjëra që duhet t’i dini për garën e parë të Formula 1 që zhvillohet në Katar.

Numri 74, 51 apo 33

Losail do të jetë pista e 74-të në historinë e Formula 1 që mbanë një garë. Vjen pas Mugello-s dhe Portimao-s, që u përfshin në kalendarin e vitit të kaluar.

Por, Losail do të mbajë titullin e ‘pistës më të re të F1’ për një kohë shumë të shkurt. Kjo për shkak se pista e Jeddah-s në Arabinë Sauditë, pas dy javësh organizon garën inauguruese.

Gara e Katarit është e 51-ta që ka një emër të veçantë në kampionatin e Formula 1, kurse Katari është shteti i 33-të që mbanë një garë të F1.

Sergio Perez është piloti i vetëm që ka garuar më parë në Katar

Ka garuar dhe ka fituar. Një Sergio Perez i ri garoi në GP2 gjatë viteve 2008-09.

Gara u zhvillua më 14 shkurt në Losail.

Checo përfundoi i dyti në prova, por doli i pari në garë. Është i vetmi pilot aktual që e njeh sado pak pistën.

Dy goma… katër goma – ndryshe

Pista njihet kryesisht për garat me motora, por ka mbajtur edhe disa gara me katër goma.

Përveç garës së GP2, edhe garat e Turneut të Makinave në vitin 2017 dhe Seritë e Makinave të Shpejta në vitin 2009 e kanë vizituar këtë pistë.

Tonio Luizzi, ish pilot i RedBull, e ka fituar njërën garë këtu.

Synimi për kohën e xhirove

Francesco Bagnaia e mbanë rekordin për garën më të shpejtë me motora, 1:54.491.

Kurse, xhiro më e shpejtë në makina me katër rrota është ajo e vendosur në garën e GP2 në vitin 2009, nga Davide Rigon, 1:38.699.

Duke marrë parasysh të gjitha, pritet që koha e xhirove nga makinan e Formula 1 të bie nën 1 minut e 30 sekonda.

Me temperaturën e lartë dhe kthesat e shpejta, rekordi absolut pritet të vendoset gjatë kësaj fundjave.

Dritat

Losail u hap në vitin 2004, por për herë të parë ndriçimi u implementua në vitin 2007. Nga viti 2008 e tutje kjo pistë mban garat e natës në MotoGP.

Këtë vit, do të jetë pista e katërt që mbanë gara nën ndriçimin artificial.

Përveç kësaj piste, është edhe Bahrain, Arabia Suadite dhe Abu Dhabi.

Perëndimi i diellit të dielën do të jetë në orën 16:44, kurse gara fillon në orën 17:00. Pra, gara do të fillojë pak me ndriçimin natyral, dhe pas disa katër ose pesë xhirosh, pritet të ndizet ndriçimi artificial.

Ku duhet të jetë fokusi më i madh?

Në bazë të karakteristikave të pistët, Losail-i i ngjan pistës së Zandvoort në Holandë, pistët së Hungarisë dhe Turqisë, por pista që i ngjanë më shumë është Mugello.

Derisa kjo pistë është shumë e rrafshët, ka shumë kthesa. Përveç vijës së drejtë të gjatë një kilometër dhe vetëm një zone DRS, shumica e xhiros është duke shkuar nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, në sekuenca kryesisht të kthesave shumë të shpejta.

Vija e drejtë 1km

Kthesat më të vështira priten të jenë 12, 13, 14, që me fuqinë e makinave të F1, pritet të bëhen një kthesë e gjatë dhe do të jenë shumë të dëmshme për gomat, me shumë mundësi pilotët duhet të sakrifikojnë pak të dhjetat për të ruajtur gomat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore