Stil

Gjashtë çanta “Chanel” – dhurata e Offset për Cardi B në Ditën e Shën Valentinit


Për këtë Shën Valentin, rep artistja, Cardi B, ka siguruar një koleksion të tërë çantash të markës luksoze, Chanel.

Ishte rep artisti, Offset, partneri i Cardit, ai që i kishte blerë yllit të hitit “Bodak Yellow”, një koleksion çantash në nder të  Ditës së të Dashuruarve.

Ndërkaq, anëtari i Migos, 30 vjeç, filmoi Cardin duke i hapur dhuratat e saj luksoze dhe nuk hezitoi ta ndajë me ndjekësit e tij reagimin e rep artistes.

Dhurata e Offset për Cardi B.

“Unë e mora atë në Dubai”, i tha Offset, Cardi-t ndërsa hapi kutinë e parë të dhuratave, teksa e surprizuar ajo thotë –  “Oh, kjo është e bukur”.

Kësisoj, artistja, vazhdoi të hapte një nga një dhuratat e blera nga i dashuri, po ashtu rep artist, ndërsa gëzimi i saj vihej re lehtë.

Offset dhe Cardi B.

Kujtojmë se bashkëpunëtorët e “Lick” u martuan fshehurazi në vitin 2017 dhe u ndanë për pak kohë në vitin 2020, por Cardi më pas tërhoqi letrat e saj të divorcit.

Që atëherë ata kanë mirëpritur dy fëmijë së bashku: vajzën 3-vjeçare Kulture dhe një djalë 5-muajsh, emri i të cilit dyshja nuk e kanë zbuluar ende.

Së fundmi, Cardi B, kishte paralajmëruar hapjen e linjës së saj të kukullave “Real Woman Are” – por, fansat e yllit të hitit “She Bad”, ishin të zemëruar për mos menaxhimin e mirë të biznesit, ndërsa janë ankuar për vonesat e vazhdueshme të porosive.

Por, pas “protestave virtuale” të fansave të saj, Cardi B, kishte bërë të ditur se linja nuk do të dalë fare në treg dhe arsyet u thanë të jenë, vonesat e prodhimit dhe të transportit të shkaktuara nga pandemia me COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore