Kosova

Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme


Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë, për të marrë pjesë në takimin e grave Ministre të Punëve të Jashtme.

Lajmi është bërë i ditur nga MPJ-ja përmes një komunikate për media, të cilët kanë njoftuar se Gërvalla është ftuar nga homologia e saj kanadeze, Melanie Joly

Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizimin i Kanadasë dhe Xhamajkës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete.

Bëhet me dije se atje, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Ky takim, i cili mbahet në vazhdën e një formati tashmë të konsoliduar të takimeve të grave Ministre të Punëve të Jashtme, synon të identifikojë dhe ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore