Gërvalla në Kanada: Serbia përbën rrezik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, njoftoi kryediplomaten kanadeze, Mélanie Joly, rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke theksuar se veprimet destabilizuese të përbëjnë rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga MPJD-ja rreth takimit, ndër të tjera thuhet se ministrja Gërvalla e falënderoi shefen e diplomacisë kanadeze për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e vendit, në jubileun e 25-të të pranimit të refugjatëve kosovarëve dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
“Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat”, thuhet në komunikatën e MPJD-së për takimin Gërvalla-Joly.
Në fund të takimit, ministrja Gërvalla i dhuroi ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë