Kosova

Gërvalla në Kanada diskuton për sfidat e vendeve të prekura nga konfliktet


Foto nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Toronto të Kanadasë ka diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet që janë të goditura nga konflikti.

“Me gratë Ministre të Punëve të Jashtme në Toronto të Kanadasë duke diskutuar për sfidat e rënda me të cilat ballafaqohen gratë në Afganistan, Iran, Ukrainë, Sudan dhe vende të tjera si dhe për të diskutuar rrezikun që lajmet e rreme dhe dezinformatat paraqesin për shoqëritë e vendeve tona”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas tij, ky format tashmë është duke synuar që të bëjë zgjidhje për situata politike e të sigurisë.

“Ky format tashmë i konsoliduar synon të identifikojë, diskutojë dhe ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë, për të marrë pjesë në takimin e grave Ministre të Punëve të Jashtme.

Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizimin i Kanadasë dhe Xhamajkës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete.

Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore