Euro 2024

Gareth Southgate jep dorëheqjen si trajner i Anglisë


Gareth Southgate

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë pas humbjes së tyre në finalen e Euro 2024 nga Spanja.

Anglia arriti në finalen e dytë radhazi të Kampionatit Evropian nën drejtimin e Southgate, por sërish dështoi në pengesën e fundit, duke humbur 2-1 në Berlin të dielën.

Nico Williams kaloi Spanjën përpara përpara se zëvendësuesi i pjesës së dytë Cole Palmer të barazonte për “Tre Luanët”.

Por një gol i vonë nga Mikel Oyarzabal vulosi fitoren për Spanjën, e cila fitoi titullin e katërt rekord të Euro-s.

Duke folur menjëherë pas ndeshjes, Southgate refuzoi të merrte një vendim për të ardhmen e tij, me kontratën e tij me kombëtaren që do të skadonte në dhjetor.

Por Southgate tani ka konfirmuar se do të tërhiqet nga roli i tij pas tetë vitesh në krye.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të menaxhoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka”, tha Southgate në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Federata Angleze (FA).

“Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë”, vijoi ai.

Ish-trajneri i Anglisë U21, Southgate mori drejtimin e kombëtares në vitin 2016 pas shkarkimit të Sam Allardyce.

Ai udhëhoqi “Tre Luanët” në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 përpara se të humbiste finalen e Euro 2020 kundër Italisë në “Wembley”.

Një dalje në çerekfinale nga Franca në Kupën e Botës 2022 do të pasonte përpara humbjes së fundjavës së kaluar kundër Spanjës.

“Unë iu bashkova FA në vitin 2011, i vendosur për të përmirësuar futbollin anglez. Në atë kohë, duke përfshirë tetë vjet si trajner i meshkujve të Anglisë, jam mbështetur nga disa njerëz të shkëlqyer që kanë falënderimet e mia të përzemërta”, shtoi Southgate.

“Nuk mund të kisha pasur dikë më të mirë pranë meje se Steve Holland. Ai është një nga trajnerët më të talentuar të gjeneratës së tij dhe ka qenë i jashtëzakonshëm”.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj një grup të madh lojtarësh në 102 ndeshje. Faleminderit, Angli – për gjithçka”, tha ndër të tjera Southgate.

Ish-trajneri i Chelsea-t, Graham Potter, është favoriti i qartë i për të zëvendësuar Southgate si trajner.

Në një listë prej shtatë trajnerësh të hartuar nga FA për rolin vakant, përfshihen gjithashtu Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Udhëtimi gati 8-vjeçar i Southgate te Anglia është gati të kurorëzohet me trofe

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore