Lajme

Gara e katalanasve për të ndërtuar kullat më të larta njerëzore në Spanjë


Gara më e madhe e kullave njerëzore në Spanjë u zhvillua me rreth 11 mijë spektatorë që mbushën sheshin në qytetin verilindor Tarragona për të parë traditën e guximshme.

Ato u shtuan në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jo-materiale të Njerëzimit në vitin 2010 si një “pjesë integrale e identitetit kulturor katalanas”.

Tradita daton në shekullin e XVIII-të, kur njerëzit filluan të ndërtonin kulla njerëzore në qytetin katalanas Valls.

Në një ngjarje të mbajtur në Tarragona çdo dy vjet, ekipet e garojnë për të ndërtuar kullën më të lartë dhe më të komplikuar duke qëndruar mbi supet e njëri-tjetrit.

Ekipi nga Vilafranca mundi 40 grupe të tjera për të marrë vendin e parë dhe për të marrë çmimin prej 16 mijë euro në konkursin që zhvillohet çdo dy vjet.

Kulla e tyre arriti dhjetë nivele të larta, rreth 13 metra. Po ashtu një kombinim i lartësisë dhe aftësisë, duke përfshirë një zbritje të sigurt, u dha atyre më shumë pikë.

Anëtarët më të rinj dhe më të shkathët të ekipit u ngjitën mbi shpinën dhe shpatullat e shokëve të tyre të skuadrës deri në majë.

“Pa fëmijët nuk do të kishte kështjellë”, ka treguar Anna Jordand, kryetarja e skuadrës së fëmijëve të ekipit Ceballuts.

“Ata janë djemtë dhe vajzat që duhet të ngjiten në majë, duhet të koordinojnë pjesët e kështjellës dhe kjo është një pjesë thelbësore”, ka shtuar ajo.

Sakaq, organizatorët kanë thënë se 71 persona kishin marrë kujdes mjekësor, ndërsa 13 u dërguan në spital.

“Ne stërvitemi dy herë në javë normalisht, por është një aktivitet social që shkon përtej bërjes së kështjellave dhe stërvitjes”, ka thënë Juan Manuel Rodriguez, i cili është në ekipin e Tarragona për 13 vjet.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore