Lajme

Gafat “olimpike” të transmetuesit koreano-jugor


Një transmetues televiziv i Koresë së Jugut përdori imazhe “të papërshtatshme” për të përshkruar disa vende në mbulimin e tij të Lojërave Olimpike.

Ata kanë kërkuar falje, pas publikimit të fotografive, që ndezën kritika me pretendimin e ngritjeve të stereotipeve negative.

Gjatë transmetimit të Ceremonisë së Hapjes në Lojërat e Tokios, Munwha Broadcasting Corp (MBC) bashkëngjiti disa foto për të ndihmuar shikuesit që të identifikonin secilin vend.

Fotografitë e saj për Korenë e Jugut treguan ndërtesa dhe statuja të famshme dhe grupin K-Pop “BTS”. Një copë salmoni u vendos për të identifikuar Norvegjinë, dhe pica – e mbushur me speca, proshutë dhe ullinj – për Italinë.

Imazhet e vendeve të tjera ishin më pak të këndshme. Ukraina u përfaqësua nga Çernobili, katastrofa bërthamore e vitit 1986, dhe imazhi i Haitit tregoi demonstrues para një rruge të ndezur pas vrasjes së fundit të presidentit të vendit.

Rumania u portretizua nga një foto e Kontit Drakula dhe pranë pamjeve të delegacionit të Mongolisë ishte një foto e Genghis Khan-it.

Fotografitë u shoqëruan me përshkrime – Ishujt Marshall u theksuan si një ish-vend provë bërthamore në SHBA – dhe statistikat në lidhje me prodhimin e brendshëm bruto dhe shkallën e vaksinimit në secilin vend. Këto imazhe u shpërndanë gjerësisht në Twitter, pasi u postuan në internet nga Raphael Rashid , një gazetar i pavarur me qendër në Seul.

Transmetuesi kërkoi falje në deklaratat e postuara në internet gjatë fundjavës në Kore dhe, më vonë në anglisht, duke shkruar se “kishte një mungesë konsiderate për vendet në fjalë dhe inspektimi nuk ishte mjaft i plotë. Ky është një gabim i pafalshëm”.

Falja u shfaq gjithashtu të hënën në faqen kryesore të MBC-së.

MBC-ja tha se do të hetojë procesin e saj për zgjedhjen e imazheve dhe nëntitujve dhe do të “rishikojë thelbësisht sistemin e prodhimit të programeve sportive për të shmangur ndonjë incident të ngjashëm në të ardhmen”.

Disa koreanë u përgjigjën në media sociale, duke thënë se imazhet ishin gabimet e MBC-së, dhe jo identifikuese të botëkuptimeve të koreanëve.

“Shumica e koreanëve u tronditën kur panë këtë transmetim”, shkroi një përdorues i Facebook-ut.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që MBC-ja kritikohet për mbulimin e saj olimpik. Përshkrimet që përdori për Ceremonitë e Hapjes janë të ngjashme me ato të përdorura në mbulimin e saj të Olimpiadës 2008 në Pekin.

“Korea Times” raportoi asokohe që MBC-ja u përball me ndëshkime nga Komisioni Korean i Standardeve të Komunikimit mbi përshkrimet e saj të Ishujve Kajman si “famëkeq për evazion fiskal”, Sudani si “i paqëndrueshëm për shkak të luftës së zgjatur civile” dhe Çadi si “zemra e vdekur e Afrikës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore