Përballje

Futbollistit kosovar të Dinamo Zagrebit i refuzohet viza nga Moldavia


Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili luan për klubin kroat, Dinamo Zagreb, duke se nuk do të mundë ta zhvillojë një ndeshje, për arsye se shteti në të cilin do të luajë ekipi i tij, Moldavia, nuk e ka pajisur me vizë Kastratin.

Dinamo Zagreb do të përballet me ekipin moldav, Sheriff Tiraspol, ndeshje kjo në kuadër të play-off-it të Ligës së Kampionëve, ku përballjen e parë, kroatët do ta zhvillojnë në Moldavi më 17 gusht.

Dhe në këtë ndeshje, si duket Kastrati nuk do të mundë ta ndihmojë ekipin e tij, për shkak se Moldavia nuk e njeh shtetin e KSosovës, andaj nuk mund ta pajisë me vizë futbollistin në fjalë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ekipi i Dinamos i është drejtuar me një kërkesë UEFA-s ku ka kërkuar një sqarim nga ta, pasi që politika nuk ka lidhje me sport.

Derisa, kujtojmë që të njëjtin problem me Moldavinë e hasi edhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kur dy kombëtaret gjendeshin në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve.

Shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga ana e shtetit moldav, ndeshjen si mysafir, Dardanët u detyruan ta zhvillojnë në Itali, derisa ndeshja tjetër u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova e fitoi me rezultat 1:0 dhe si për ironi të fatit, golin e vetëm në atë takim e shënoi pikërisht Lirim Kastrati.

Kujtojmë që Lirim Kastrati është pjesë e klubit të Lokomotivës së Zagrebit, derisa ai është i huazuar te Dinamo Zagreb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore