Sport

Futbollisti i Kosovës e shënon golin e vitit në Gjermani (VIDEO)


Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, e ka shënuar një nga golat më të bukur të vitit në Bundesliga-n e dytë gjermane.

Në minutën e 19-të, Muslija e shënoi një super-gol nga goditja e lirë, në një distancë që ishte rreth 30 metra në ndeshjen që ekipi i tij, Paderborn, luajti në barazim 2:2 në udhëtim te Sandhausen.

Ky ishte goli i shtatë i Muslijës në këtë sezon, derisa ka dhuruar edhe tre asistime në 27 ndeshje në kampionatin e dytë të Gjermanisë.

Ndërkohë, Paderborn-i gjendet në pozitën e katërt  me 47 pikë, nëntë më pak se vendi i tretë, Hamburg, pozitë kjo që luan në “Play-Off” për t’u ngjitur në kategorinë e parë të futbollit gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore