Sport

Fury përsëri i jep një javë kohë Joshua-s për të vendosur për meçin


Tyson Fury fillimisht tha se nuk do të ndeshet me Anthony Joshua-n, pasi ky i fundit nuk i dha përgjigje në kohën që Fury e kishte caktuar.

Koha e dhënë nga Fury ishte e ora 17:00 e së hënës, ku Joshua nuk dha asnjë përgjigje.

Pas asaj kohe, “The Gypsy King” doli me një video duke thënë se ndeshja nuk do të ndodhë pasi Joshua nuk u përgjigj në kohë.

Por, Fury përsëri ka befasuar së fundmi. Në një video në profilin e tij në Twitter, ai ka thënë se do t’i jap edhe një javë kohë Joshua-s për të menduar për meçin.

“Keni 14 ditë, bëjeni këtë meç të ndodhë për publikun britanik të boksit. Mos u bëni frikacak, udhëzoni ekipin tuaj që ta realizojë këtë marrëveshje”, thotë Fury.

“Sapo më kanë thënë se BT, Dazn, ESPN të gjithë transmetuesit janë të gjithë të kënaqur me kushtet dhe janë të gatshëm të mbështesin këtë meç”.

“Ne kemi rënë dakord ta bëjmë si bashkëpromovim, gjithçka në tavolinë, pastër, të drejtë dhe transparente”.

“Pra, varet nga ju, ose unë e fitoj bastin tim dhe ju i tregoni publikut sa frikacak jeni ose merrni avokatët tuaj dhe ekipin tuaj në telefon sot po ashtu personat e mi, të cilët janë të gjithë në dispozicion siç kanë qenë gjatë gjithë kohës dhe marrin kontratën e nënshkruar.

“Ju e keni këtë kontratë për dy javë tani, ekipi im ka bërë gjithçka me transmetuesit, biletat, vendi i ngjarjes gjithçka është gati”, ka thënë Fury.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore