Shqipëria

Fundviti rikthen fluksin në pikën kufitare të Kapshticës


Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, festat e fundvitit kanë sjellë sërish fluksin e hyrjeve.

Referuar të dhënave, nga kjo pikë kalimi kanë hyrë në 24 orët e fundit 3 mijë e 311 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Numri shënon kështu një rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve në hyrje të vendit.

Si çdo fundvit, qytetarët shqiptarë që kthehen në vendlindje pranë të afërmve dhe familjarëve të tyre gjatë periudhës festive janë të shumtë në numër.

Nga ana tjetër, vetëm javën e fundit kanë hyrë në total 20 mijë e 561 qytetare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Më herët, më datë 22 dhjetor, në të njëjtën pikë kalimi të kufirit kanë hyrë 2 mijë e 414 persona.

Kurse më datë 23 dhjetor, shifra është dyfishuar në 4 mijë e 5 persona që kanë kaluar traun drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, në doganën e Qafë Thanës që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut, në datën 22 dhjetor kanë hyrë 1 mijë e 517 persona dhe një ditë më pas 1 mijë e 829 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore