Lajme

‘Fundi i epokës Netanyahu është afër’


Izraeli është mbërthyer nga drama politike mbi fundin e mundshëm të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Pas katër zgjedhjeve parlamentare jo përfundimtare në dy vite, një mandat 28-ditor për udhëheqësin e opozitës, Yair Lapid për të formuar një qeveri të re mbaron të mërkurën.

Sipas raporteve të mediave lokake ai është afër krijimit të një koalicioni që do t’i jap fund epokës së Netanyahut.

Shanset e Lapid-it për sukses i përkasin kryesisht politikanit të ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, partia e të cilit ka gjashtë vende kryesore në parlament.

Bennett, 49 vjeç, pritej gjerësisht të njoftojë, nëse do të bashkohej me Lapid-in, i cili drejton partinë e Yesh Atid.

Por së pari, Bennett-i do të duhet të mbledhë ligjvënësit e partisë së tij pas bashkimit me atë që kundërshtarët e Netanyahut e kanë përshkruar si një qeveri të “ndryshimit” që përfshin fraksione nga e majta, qendra dhe e djathta.

Zgjedhjet

Partia e Benjamin Netanyahu-t, Likud, fitoi shumicën me ndryshim të madh nga vendi i dytë, por koalicioni i kryeministrit në detyrë nuk kapi më shumë se 60 mandate.

Në Parlamentin me 120 deputetë, 61 karrige janë të nevojshme për të fituar shumicën.

Opozitarët e Yesh Atid nga ana tjetër, kanë arritur të sigurojnë 17 ulëse. Kjo është e pamjaftueshme për t’i vënë në pozita për krijimin e një qeverie. Gjithsesi, ata i quajtën një fitore zgjedhjet.

Në tërësi janë 13 parti që kanë fituar vende në Parlamentin izraelit. Ky numër i madh e bën edhe më të vështirë formimin e koalicionit qeverisës.

Yair Lapid pritet të marrë ftesën për krijimin e një qeverie.

Kjo parti do të përballej me një sfidë për të kapërcyer ndryshimet e gjera ideologjike midis partive që mund të kërkojë të bashkohen në një koalicion.

Nëse një i nominuar i pyetur nga presidenti provon se nuk është në gjendje të bashkojë një qeveri, ai mund të ngarkojë parlamentin me zgjedhjen e një kandidati. Nëse nuk mundet, Izraeli do të mbajë zgjedhje të tjera.

Një periudhë e gjatë e ngërçit politik në Izrael ka qenë e komplikuar nga gjykimi i  Netanyahu për korrupsion, të cilin ai e mohon. Rivalët e tij argumentojnë se ai nuk duhet të mbetet në detyrë ndërsa përballet me akuza penale.

Netanyahu është udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, që ka udhëhequr pesë qeveri që nga viti 1996.

E fundit, e pa atë të ndante pushtetin me partinë kryesore të opozitës në atë kohë për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së coronavirus-it, u shemb në dhjetor, duke shkaktuar zgjedhjet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore