Çdo pranverë, fundet bëhen sërish shumë të njohura – pas fustaneve, ato janë pjesa më e dëshirueshme e modës për krijimin e veshjeve të sofistikuara, femërore.
Dizajnerët dhe markat më të njohura kanë tërhequr vëmendjen me fundet që janë shfaqur në skenë në një gamë të gjerë stilesh dhe prerjesh.
Këtu janë katër modelet kyce të fundeve për këtë sezon, sipas revistës “Elle”.
Fund me prerje të sheshtë
Shtojini një stil të viteve ’90 në pamjen tuaj pranverore me një fund me prerje të drejtë.
Mjafton ta vishni me një këmishë apo bluzë me ngjyra, megjithatë edhe në stilin njëngjyrëshe qëndron bukur.
Fund mini
Edhe pse teknikisht nuk është zhdukur asnjëherë, duket se fundi mini është veçanërisht në qendër të vëmendjes këtë sezon dhe disa nga modelet e preferuara vijnë në formën e një prerje A.
Slip fund i viteve ’90
Slip është padyshim tendenca perfekte e fundeve për përditshmëri dhe, për fat, aktualisht është në dispozicion në modele dhe nuanca të panumërta.
Fund texas
Fundi xhins është pikërisht ai që duam të veshim në pranverë kur nuk jemi në humor për një mini. Pavarësisht nëse zgjidhni xhins blu, krem apo të zbardhur, kjo është padyshim një pjesë e gjithanshme që mund ta vishni në kombinime dhe raste të ndryshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com