Ndërsa Franca përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit Olimpiadës së Parisit të shtunën me një paradë në Champs-Elysees, presidenti Emmanuel Macron njoftoi synimin e tij për të krijuar një “ditë kombëtare të sportit” çdo vit më 14 shtator.
Kështu bëri të ditur kreu i shtetit gjatë një interviste për gazetën “Le Parisien”.
“Ne duhet të bashkohemi rreth një festivali sportiv popullor që zhvillohet në rrugë, shkolla dhe qendra sportive të dedikuara”, deklaroi ai.
Franca tashmë ka një festival vjetor muzikor të mbajtur më 21 qershor dhe i njohur si “Fete de la Musique“, i cili ofron koncerte falas dhe lejon muzikantët e rinj të shprehen.
Rreth 70 mijë spektatorë pritet të ndjekin një paradë të atletëve olimpikë dhe paraolimpikë, vullnetarëve dhe punonjësve të sektorit publik nga ora 14:00 GMT të shtunën, e cila do të pasohet nga një koncert falas në ajër të hapur në Place de l’Etoile, shtëpia e Harkut të Triumfit.
Pas paradës, e cila zhvillohet gati një javë pas përfundimit të Lojërave Paralimpike, Macron do të dekorojë shumë nga fituesit e medaljeve të Francës me çmimin më të lartë të vendit, Legjionin e Nderit.
Skuadra franceze përfundoi me një grumbull rekord medaljesh prej 64, përfshirë 16 të arta, duke siguruar vendin e pestë në tabelë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael