Sport

Foda zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Norvegjisë – Smakaj e Abdullahu emra të rinj


Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën me lojtarët që janë ftuar nga trajneri Franco Foda për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo, derisa Art Smakaj e Mustafë Abdullahu janë emra të rinj në Kombëtare.

Smakaj luan te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci si mesfushor, ndërsa Abdullahu është portier te Tirana në Shqipëri

Ndërkaq pesë lojtarë janë ftuar nga Superliga e Kosovës.

Bëhet fjalë lojtarët e Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, dy të Llapit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni, si dhe talenti i Malishevës, Drilon Hazrollaj.

Më 17 shkurt trajneri gjerman, Franco Foda ishte prezantuar te Kombëtarja e Kosovës.

57-vjeçari gjerman e ka kaluar karrierën e tij menaxheriale kryesisht në Austri.

Ai ka qenë në krye të Sturm Graz-it, si në ekipin e parë ashtu edhe në atë të dytë, për një kohe shumë të gjatë, duke nisur nga viti 2002 deri në 2012.

Më pas ai kaloi te skuadra gjermane, Kaiserslautern, për tu rikthyer sërish pas një viti te Sturm Graz-i. Pas një periudhe tre-vjeçare me këta të fundit, Foda kaloi ne krye të Kombëtares austriake.

Në stolin e Austrisë, ai qëndroi nga viti 2017 deri në 2022. Kjo pasoi me një periudhë të shkurtër te Zurich-u në Zvicër para se të largohej në shtatorin e 2022.

Që nga ajo kohë, Foda nuk drejton asnjë ekip.

Gjermani ka fituar tre trofe në karrierën e tij si trajner, duke rrëmbyer kështu titullin kampion në Austri dhe Kupën e Austrisë me Sturm Graz-in.

Teksa me ekipin e dytë të Sturm Graz-it ka fituar Steiermark League Champion.

Për sa i përket statistikave në karrierën e tij, me klubet dhe Austrinë, Foda ka drejtuar në 633 ndeshje duke fituar 286, barazuar 141 dhe humbur 206.

Foda ka grumbulluar mesatarisht 1.58 pikë për ndeshje.

Me Kombëtaren e Austrisë, gjermani grumbulloi 48 ndeshje, duke arritur 27 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje. Mesatarisht mori 1.81 pikë për ndeshje. Ai e drejtoi gjithashtu ekipin drejt kualifikimit në Euro 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore