Stil

Flokët si ‘aksesor’, mes ngjyrave dhe stilimeve kreative


Ngjyra më e mirë është ajo që të qëndron ty.

Kështu e nis fjalën e saj stilistja e flokëve Rezarta Shehu, sa u përket dilemave që shpesh përballemi kur bëhet fjalë për të ndryshuar look-un.

Ndërrimi i stinëve vjen “paketë” me atë preferencave. Dhe kësaj dëshire përshtatje – në bazë të natyrës që ka stina –  nuk i shmanget dot as trendy për flokët.

Por, kush i përcakton këto të fundit?

Shehu, në një prononcim për Albanian Post thotë se tendencat e ngjyrave të flokëve po bëhen gjithnjë e më të ndryshme dhe kreative.

Kjo, ndërsa “bota e modës vazhdon të evoluojë dhe të inovojë”.

“Ne kemi marrë frymëzim nga të famshmit, pistat e modës dhe ekspertët e ngjyrave të flokëve për të sjellë udhëzues gjithëpërfshirës për nuancat më të lakmueshme të flokëve të këtij viti”.

Dhe megjithatë, siç vetë stilistja lë të kuptohet është se kur bëhet fjalë për zgjedhjet, nuk ka një “manual përdorimi”.

E thënë ndryshe, sipas saj “ngjyra e flokëve është një shprehje intime e stilit dhe humorit personal, një zgjedhje estetike që mund të transformojë menjëherë pamjen tuaj dhe të rrisë besimin tuaj”.

Kur flitet për trende, këto shpesh sillen nga influencerat që kanë mijëra ndjekës në rrjete sociale. Admiruesit e tyre, përqafojnë modelin e ofruar.

Këtë e pohon vetë administratorja e “Maison de Coiffure” e cila thotë se përpos kësaj klientët në sallonin e saj dakordësohen me sugjerimet e stilistes.

Stilistja e flokëve, Rezarta Shehu

Përveç këtyre, dy elementeve, Shehu bën me dije se është “pjesë e një grupi fashion mix sale de maria ku punojmë në grup çdo vit në panairin e flokëve për të përcaktuar trendin e vitit”.

“Në mars të çdo viti është shfaqja më e madhe”.

Për këtë vit, “mund të themi se janë koloret e së kuqes dhe kafet e ngrohta”.

Ajo ravijëzoi se “me një gamë që varion nga e kuqja e ndezur deri te kafeja elegante me çokollatë e skuqur, me siguri do të gjeni një ngjyrë që rezonon me personalitetin tuaj dhe rrit bukurinë tuaj natyrore”.

“Stilistët dhe koloristët po eksperimentojnë vazhdimisht me teknika dhe nuanca të reja, duke rezultuar në një spektër të gjallë të opsioneve të ngjyrave të flokëve për ata që janë të gatshëm të zhyten.  Këtë vit, ne po shohim një larmi ngjyrash të gjithanshme që plotësojnë të gjitha llojet e flokëve, tonet e lëkurës dhe preferencat e stilit”.

Dhe pavarësisht të gjithave, nuk mbetet vetëm ngjyra. Prerja ka pasur një tjetër vëmendje të shtuar.

“Modeli flutur është trendi më i ri që më së shumti po kërkojnë vajzat dhe gratë nga mosha 15 deri 55 vjeç. Shpesh ngatërrohet me fryrjet e viteve ’90 dhe shamitë moderne si prerja e ujkut, kështu që le t’i bëjmë gjërat të qarta. Kjo është një lloj prerje me shtresa e ndarë në mes ose në njërën anë, me shtresat e sipërme të bëra rreth fytyrës dhe pjesën e poshtme që bie poshtë shpatullave”.

Dhe për ta mbyllur –  jo dëshirën për t’u dukur bukur –  mbetemi te trajtimi.

Për këtë të fundit – sipas stilistes Shehu – është gjetur zgjidhja.

“Shërbimi me keratinë është shpëtim për flokun e dëmtuar. Keratina riparon dhe disiplinon flokun brenda një shërbimi. Për 6 muaj i trajton dhe i drejton njëkohësisht”.

Çdo vit, duket se ka një ndryshim krejtësisht të ri në trendet e flokëve. Disa janë të frymëzuar nga tendencat e vjetra, dhe disa janë një pamje e re e re për ato ekzistuese.

“Stinë e re, flokë të reja”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore